Lajme

Rrahje mes nxënësve në Drenas, arrestohen dy prej tyre

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 16 February 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grup nxënësish janë rrahur në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek në Drenas, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftimin e policisë thuhet se deri tani dy persona janë arrestuar, të dy të moshës 16-vjeçare, ndërsa personi i tretë është ende në arrati.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

Arrestohen dy të dyshuar për rastin Vrasje në Tentativë

Prishtinë, 16 mars 2023 ~ Sot rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.

Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit;

– L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

– L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera