Lajme

Rrahje mes disa qytetarëve në rrugën Kllokot-Viti, lëndohet një person

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 07 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rrahje ka ndodhur në rrugën Kllokot-Viti, si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit, kurse nuk kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit që kanë qenë në rrahje.

“Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur rastit. Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila, nuk janë intervistuar fillimisht”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si ‘’Lëndim i lehtë trupor’’”.

Policia thotë se do të shikojnë vendin e ngjarjes, përfshirë kamerat në zonën ku dyshohet të ketë ndodhur ky rast.

“Njësitë Policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me Hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti”.

“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera