Rozë

Rozana Radi: Jeta më ka kafshuar keq disa herë, kam qenë jam e do të jem një grua e guximshme

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 11 August 2020

Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit një imazh në rrjete sociale, të cilit ia shtoi edhe një mesazh.

Këngëtarja, sipër kësaj fotografie ka thënë se sot është më e fortë sepse dje ka qenë e brishtë.

Ajo thotë se jeton me të sotmen, ngase e nesërmja nuk është e sigurtë dhe se asnjëherë nuk ka lejuar që fjalët e njerëzve t’ia merrnin jetën para kohe.

-Advertisement-

“Sot jam e forte sepse dje kam qene e brishte, qesh sot sepse dje kam qene e trishuar . Jetoj te sotmen sepse asgje nuk eshte me e sigurte neser. Jeta me ka kafshuar keq disa here me force , kam qene jam e do te jem nje grua e guximshme. Dikur i kan patur kembet te mbushura me plage , kam ndjere zemren time te thyhet nga padrejsite qe me kane bere, kam marre me shume faje mbi vete sec kam bere .
E njoh mire friken dhe deshperimin aq mire sa qe nuk kam patur zgjidhje tjeter vec te perballem me to.
Nuk kam lejuar qe fjalet e njerzve te me merrnin jeten para kohe por jam ringritur me fuqi aeroplani dhe kesaj here keni perball jush nje grua te forte, qa ka patur dhe do kete gjithmone momente dobesie por qe nuk iken kurre prej tyre. Jam e gatshme te pranoj ate qe jeta ka projektuar per mua, pa asnje rezerve. Kam kuptuar qe momentet qe na mesojne ne jete jane ato momente kur jeta komplikohet. E rendesishme eshte te zbulosh nje bote ku te rilindesh e te vazhdosh te shkruash historine e jetes tende e cila do te filloje keshtu:
– Sot jam e forte sepse dje kam qene e brishte!“, ka shkruar Rozana.

https://www.instagram.com/rozana_radi/?utm_source=ig_embed

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera