Sport

Rotacioni i papritur i Gattusos për ndeshjen e nesërme

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 19 September 2018

Milani raportohet se do ta ndryshojë tërë formacionin startues për ndeshjen e nesërme ndaj Dudelanges në Europa League.

”Rossonerët” do ta fillojnë kampanjen e re në Europa League nesër në Luksemburg, me Suso, Patrick Cutrone dhe Mateo Musacchio jo të gatshëm.

Siç shkruan Sky, trajneri, Gennaro Gattuso do të bëjë rotacion me tërë skuadrën, teksa Pepe Reina do të startojë në vend të Gigi Donnarummas.

-Advertisement-

Mattia Caldara pritet të startojë në mbrojtje, së bashku me Ignazio Abate dhe Diego Laxalt në krah, teksa Alessio Romagnoli është i paprekshëm në mbrojtje.

Mesfusha do të ndryshojë plotësisht, me Jose Mauri, Tiemoue Bakayoko dhe Andrea Bertolacci që pritet të startojnë.

Gonzalo Higuain mund të luajë nga minuta e parë, teksa do të ndihmohet nga Fabio Borini dhe Samu Castillejo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera