“Ronaldo mendon vetëm për veten”, ish-shoku i skuadrës kritikon ashpër CR7

Autori: Gazeta inFokus
07:11 | 04 August 2022
Cristiano Ronaldo është shndërruar në një telash për Manchester United me yllin portugez që kërkon me ngulm të largohet ndërsa ende nuk ka një ofertë konkrete nga klubet e tjera të Europës.
Ndaj, luzitani u detyrua të rikthehej në stërvitjen e “Djajve të Kuq” ndërsa tekniku Erik ten Hag e aktivizoi në miqësoren ndaj Rayo Vallecanos.
Por, holandezi vendosi ta zëvendësonte pas 45 minutave të para me CR7 që nuk ngurroi të shfaqte pakënaqësinë për vendimin e trajnerit 52-vjeçar, duke u larguar para se shokët të përfundonin ndeshjen.
Në këtë formë, kritikat kanë vërshuar në drejtim të 37-vjeçarit, ndërsa së fundmi atyre iu shtohet edhe Louis Saha, me të cilin Ronaldo ka bashkëpunuar në të kaluarën te Manchester United. Ish-sulmuesi i anglezëve thekson se është pak e ekzagjëruar nga ana e Ronaldos të kërkojë që klubi të përshtatet me kërkesat e tij.
“Mua më duket pak e ekzagjëruar nga ana e Ronaldos t’i kërkojë klubit dhe skuadrës të përshtatet me idetë dhe ëndrrat e tij. Ishte pak jashtë logjike që thjesht me transferimin e tij në Manchester, situata e klubit të ndryshonte si me magji.
Si një fans i Manchester United që e sheh situatën nga jashtë, mendoj që Ronaldo mendon më shumë për vete se për skuadrën. Do të më pëlqente që Ronaldo të qëndronte, por nuk dua t’i gjykoj më shumë veprimet e tij aktuale”, u shpreh Saha.
Të tjera
-
Kosovarja nga Gjermania: Kush rri në Kosovë le të punojë se do vijnë ditë të mira – unë do të kthehem
Kosovarja në Gjermani, Lendita Musliu, e cila është kandidate për Landin e Ba...
-
Haradinaj: Nuk mund ta quajmë ‘të drejtë njerëzore’ një imponim të prindit ndaj vajzës së mitur për të bartë shaminë
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, ka shprehur opinionin e saj rr...
-
Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e h...
-
Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë. Siç shihet në pamjet e publi...
-
Sa të rënda mund të jenë simptomat në rast të riinfektimit me koronavirus?
Më shumë se dy vjet pas rastit të parë me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ...
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...
-
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë ...
-
Rakiq sfidon qeverinë e kushtetutën e Kosovës, thotë se mund ta formojnë vet Asociacionin e Komunave Serbe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se nuk ikin nga mundësia për ta f...
-
E padëgjuar: Arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar...
-
Donald Trump pranon kontrollin në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago: Hetimet të përfundojnë sa më shpejt, kjo është politike
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të kundërshtoj...
-
Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19
Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 në kuadër të klinikave të ...
-
Hoxhaj i reagon Kurtit për deklaratën për luftë: Duhet të mblidhet Kuvendi
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar kryeministrit K...