Sport

Ronaldo: Kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë gjatë karrierës sime (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 04 April 2018

Real Madrid bëri një hap të madh drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve dhe këtë ata e arritën me ndihmën e Cristiano Ronaldos dhe dy golave ​​të tij, shkruan infokusi.

Sulmuesi i rrezikshëm i Realit e ka diskutuar këtë përballje pas fitores së madhe prej 0:3, ndaj Juventusit.

“Ishte një gol i bukur” tha ai në një intervistë pas ndeshjes.

-Advertisement-

Lexo edhe Të gjithë golat e Cristiano Ronaldo kundër Juventusit (VIDEO)

“Unë nuk prisja që ta shënoj këtë gol. Loja ishte e mrekullueshme dhe ne shënuam tre gola kundër Juventusit, një ekip i shkëlqyeshëm. Unë e ndihmova ekipin, kam shënuar dy gola dhe ishte një natë e mrekullueshme”.

Disa tifozë të Juventusit madje e përshëndetën atë pas super golit të shënuar, për të cilin ai ishte mirënjohës.

“Ishte një moment i pabesueshëm. Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Juventus të cilët kanë bërë diçka fantastike, kjo kurrë nuk më ka ndodhur  gjatë karrierës sime.” ka deklaruar Cristiano Ronaldo. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera