Ronaldo, Isco, Mbappe, Neymar, Bale – Zidane i prek të gjitha në konferencë

Autori: Gazeta inFokus
15:32 | 15 March 2019
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka dalë në konferencën e tij të parë për shtyp, pas rikthimit në “Santiago Bernabeu”. I qeshur, i qetë dhe i sigurt, siç ishte shfaqur gjithmonë, gjatë eksperiencës së mëparshme, francezi dërgoi një mesazh optimizmi për tifozët e bardhë:
“Kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund të kampionatit. Lojtarët janë të lumtur, të tria seancat që kemi bërë kanë kaluar shumë mirë. Jemi stërvitur me intensitet dhe dëshirë, çka është gjëja më e rëndësishme. Isco? E përsëris, gjëja më e rëndësishme është që t’i shoh të gjithë lojtarët shumë të përfshirë.
Ky është një sezon i vështirë, por lojtarët kanë bërë edhe gjëra të mira. Duam të fitojmë nesër ndaj Celta, pjesa tjetër janë gjërat tuaja, si gazetarë. Gareth Bale? Nuk do të flasim tani për sezonin e Gareth. Mbeten edhe 11 ndeshje për t’u luajtur, do ta vlerësoj si të gjithë. Bale është i gatshëm për të luajtur.
Fjalët e Florentino Perez për Mbappé? Unë nuk mund të flas për një lojtar, që nuk është i yni. Ajo që mund të them është se këta dy lojtarë, Neymar dhe Mbappé, kanë shumë cilësi, por tani duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme.
Mosaktivizimi i Isco? Ne jemi këtu për të menduar për futboll, edhe Isco dëshiron të luajë dhe të japë çdo gjë nga vetja. Bashkë me Marcelo, dua t’i shoh ata të luajnë nesër në mënyrë të qartë.
Titulli i La Liga-s? Na mbeten për t’u luajtur 11 ndeshje dhe duam t’i fitojmë të gjitha. Kjo nuk do të thotë se do ta fitojmë titullin. Ajo që duhet të bëjmë është të japim gjithçka në fushë, pastaj do të shohim se ku e përfundojmë garën.
Militao? Eshtë një lojtar, që tashmë ka nënshkruar me klubin tonë. Ai është shumë i mirë, me të ardhme, një lojtar i ri, që mund të luajë në dy pozicione. Megjithatë, roli i tij i preferuar është ai qendror”.
Nuk mund të mungonte njëlloj ngacmimi i trajnerit francez për ish-yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, që tashmë po shkëlqen me kampionët e Italisë. Zidane u shpreh për paraqitjen e portugezit ndaj Atletico Madridit: “Ndjeva admirim për paraqitjen e tij, por nuk u befasova. Cristiano ka dhënë më të mirën gjithmonë, është për t’i hequr kapelen…”
A do të donte ta trajnonte një lojtar si Mbappé. Trajneri i të bardhëve nuk zhbilancohet në përgjigje: “Kënaqësia do të ishte e madhe, po të trajnoja të gjithë më të mirët, por kjo nuk është koha për të folur mbi këtë çështje”.
Në fund, dy fjalë edhe për diferencën e situatës aktuale të “Los Blancos” me atë kur u largua: “E pra, nëntë muaj kanë kaluar për të gjithë. Të jem i sinqertë, ambicia këtu mbetet e njëjtë. Lojtarët kanë të njëjtën dëshirë për ta përfunduar sezonin mirë.
Te Real Madridi gjithmonë do të kërkojnë më shumë, por ambicia mbetet, më pëlqen ta konstatoj përsëri. Për mua ky ishte momenti për të ndryshuar. Tani kthehem me të njëjtat ambicie. Jam i kënaqur si ditën e parë, por dua të jetoj një aventurë të re me Real Madridin”.

Të tjera
-
Damka për aktakuzën: Nuk kam marrë ende asnjë ftesë nga gjykata
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se nuk ka marrë ende as...
-
Qalaj: Shtyrja e konstituimit të Kuvendit është e dëmshme dhe e qëllimshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, para seancës k...
-
Pak para seancës së 42’të, OVL e UÇK i çon mesazh Kurtit për krizën dhe sulmet që ia bëri Thaçit e Veselit: Turp, s’do të heshtim
Pak para nisjes së seancës konstituive, Organizata e Veteranëve të Luftës së ...
-
Xhaferi: Po përballemi me kryeneçësi politike – s’njihet gjuha e dialogut as komunikimit, veç e përçarjes
Deputeti i betuar i LDK-së, Krenar Xhaferi pak para nisjes së seancës së 42-t...
-
Trump thotë se letrat tarifore drejtuar 12 vendeve janë nënshkruar, do të dalin të hënën
Presidenti amerikan Donald Trump, tha se kishte nënshkruar letra drejtuar 12 ...
-
Arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj, iu gjetën 7 ar*më e 290 fishekë – çfarë thotë policia
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të arrestimit të ish-kryesuesi...
-
Sot për të 42-tën herë me radhë tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 për t...
-
Bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç që ishte raportuar e zhdukur, arrestohet një person në Gjakovë
Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Gjakovë për shkak se kish...
-
Një burrë sulmon policen në Han të Elezit
Një police në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit dyshohet se është sulmua...
-
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë
Një burrë ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur motoç...
-
Postoi fotografi me pisto*letë, arrestohet i mituri në Malishevë
Në fshatin Carallukë të Malishevës është arrestuar një i mitur, pasi që në rr...
-
Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre
Dy burra janë arrestuar të premten në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë nën d...