Sport

Ronaldo flet pasi e mposhti sërish Messin

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 28 December 2017

Ronaldo është shprehur i lumtur pasi fitoi çmimin si më i miri në botë për vitin 2017 nga “Globe Soccer Awards” në Dubai.

Viti 2017 rezervoi një fund fantastik për Cristiano Ronaldon që u nderua edhe si lojtari më i mirë i vitit që po lëmë pas në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” në Dubai, pak kohë pasi fitoi The Best nga FIFA dhe Topin e Artë nga France Footbal.

Në garë për më të mirin ishin edhe Sergio Ramos (Real Madrid), Leo Messi (FC Barcelona), Gianluigi Buffon dhe Paulo Dybala (Juventus) e Neymar Jr. dhe Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain).

“Faleminderit, jam shumë i lumtur. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët për këtë çmim, pa ta nuk do të ishte asgjë e mundur”, tha Ronaldo pasi e pranoi çmimin në Madrid nga legjenda e Italisë dhe Juventusit, Alessandro Del Piero.

-Advertisement-

Ky është çmimi i katërt që e fiton Ronaldo, pasi e ka fituar edhe më 2011, 2014 dhe 2016.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera