Sport

“Roma e meritoi kualifikimin”, Pioli i sinqertë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 19 April 2024

Milani u mposht përsëri nga Roma, duke i dhënë fund në çerekfinale rrugëtimit në Europa League.

Edhe pse për një orë në superioritet numerij, kuqezinjtë nuk evituan dot humbjen 2-1 në “Olimpico”.

Trajneri Stefano Pioli u shfaq i sinqertë në deklaratën pas ndeshjes, teksa theksoi se skuadra e De Rosssit e meritoi kalimin në gjysmëfinale.

-Advertisement-

“Roma shfaqi më shumë cilësi në fushë. Ata ishin më të vendosur dhe e merituam kualifikimin.

Çfarë na mungoi? Cilësia dhe kualiteti. Krijuam raste, por mungoi cilësia e nevojshme për të shënuar“, theksoi trajneri i Milanit.

Që tashmë duhet të përqendrohet te derbi i së hënës ndaj Interit. Me zikaltrit që janë një fitore larg titullit dhe yllit të dytë në fanellë.

Milan-Inter do të transmetohet live në SuperSport 2, duke nisur prej orës 20:45 të 22 prillit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera