Lajme

Robin Krasniqi në Prekaz: Ishim në vendin se si luftohet e sakrifikohet për atdheun

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 05 March 2023

Boksieri Robin Haxhi Krasniqi sot, ka vizituar Prekazin, në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi tha se ishin në vendin e frymëzimit që të mësohen brezat e ardhshëm se si luftohet e sakrifikohet për atdheun.

“Sot ishim në Prekazin e Adem Jasharit,në Prekazin e Ahmet Delisë e Tahir Mehes ishim aty ku gjaku solli lirin ku jeta nuk vlenë asgjë pa lirin e atëdheut, ishim në vendin e frymzimit që të mësohen brezat e ardhshem se si luftohet e sakrifokohet për atëdheun,dhimbjen dhe lotin tonë e lante mikpritja e Baces së shqiptarisë të madhit Rifat Jasharit i cili na priti e na përcolli si Mic Sokoli i cili nuk i lëvizte qerpiku edhe pse nga dritarja e tij e kulles shihej një lendinë varre. Zoti e bekoftë familjen Jashari , Bacen tonë Rifatin dhe gjithë shqiptarinë !”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera