Rizvanolli: I kemi kursyer rreth 50 milionë euro të taksapaguesve përmes masave për energji
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 05 April 2023
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se masat që i kanë përdorur për energjinë kanë kursyer me miliona euro të qytetarëve të Kosovës.
Ajo, në Rubikon të Klan Kosovës, ka përmendur disa prej masave që e kanë mundësuar kursimin e të hollave.
“Ulja e konsumit të energjisë në vend ka qenë njëra nga objektivat kryesore sepse edhe nëse subvencionohet energjia elektrike edhe ato para janë të taksapaguesve tonë. Qasja e jonë nga fillimi ka qenë që nuk duhet të synojmë të subvencionojmë me çdo kusht të blejmë energjinë elektrike të shtrenjtë ta importojmë”.
“Mirëpo, duhet të kursejmë sa më shumë që është e mundur, duhet ta ulim konsumin, në këtë aspekt janë ndërmarrë masa të ndryshme në kufizim, në ndërmarrjet publike, masat për kursim të energjisë, masat për kriptovaluta, pastaj është ndaluar eksporti i peletit dhe lëndëve të tjerë djegëse”.
“Nga masat për kursim dhe jashtë masave emergjente, janë marrë edhe masa të tjera siç janë subvencionimi i pajisjeve elektrike, subvencionimi i kursimit, dhe si rezultat i të gjitha këtyre kemi konsumuar rreth 250 gigavator më pak sesa që ka qenë parashikimi, që do të thotë që i kemi kursyer rreth 50 milionë euro të taksapaguesve”, ka thënë Rizvanolli.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...