Fun & Video

Risi në Paris, lejohet noti në ambient publik

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 19 July 2017

Për herë të parë në histori, ose të paktën për aq sa mbahet mend, parizienët mund të lahen në ujërat e kryeqytetit.

Noti në Senë dhe në çdo vend tjetër me ujë në Paris u ndalua me ligj në vitin 1923 dhe deri dje ishte i ndëshkueshëm me një gjobë prej 11 eurosh.

Historianët thonë se ndalimi i notit u bë për shkak të cilësisë të keqe të ujit, por tashmë ajo është përmirësuar tej mase. Bashkia e Parisit hapi të martën tre pishina për publikun në zonën e Bassin del la Vilette, një strategji që shkon krah me kandidaturën e kryeqytetit francez për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024.

-Advertisement-

Qytetarët e kryeqytetit e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë mundësi që i është paraqitur dhe tre pishinat me thellësi të ndryshme janë plot gjatë gjithë kohës.

Autoritetet thanë se pastërtia e ujit është shumë e kënaqshme, por sidoqoftë, në pishina kryhen kontrolle çdo tre orë për t’u siguruar.

Planet e Parisit janë edhe më ambicioze, pasi me kandidaturën për Lojërat Olimpike, ka dhënë edhe premtimin se do të bëjë të gjithë lumin e Senës të notueshëm deri në vitin 2024. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera