Lajme

Rinumërimi i votave, Elezi: Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 18 June 2026

Anëtarët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që nga mëngjesi i së enjtes kanë filluar t’i rinumërojnë mbi 7% të vendvotimeve të cilat janë caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si masë rregulli, në mënyrë që të mos përsëritet situata e zgjedhjeve të kaluara, ku kishin hasur ndryshime në mijëra vota të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Klan Kosovën, bëri të ditur se gjithsej 185 vendvotime kanë shkuar në rinumërim

“Rinumërimi po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ. Deri në mesditë janë mbi 40 vendvotime që janë rinumëruar dhe përfshirë në platformë të rezultateve”, u shpreh Elezi.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy