Rindezja e konfliktit të dytë në Europë, shkakton 100 viktima në ditën e parë të luftimeve
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/konflikti-1-1190x720-1-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:38 | 13 September 2022
Armenia dhe Azerbajxhani bëjnë me dije se më shumë se 100 trupa janë vrarë në përleshjet e fundit mes dy ushtrive, në përballjen më të dhunshme mes dy vendeve që nga viti 2020, kur u rindez konflikti për rajonin e Nagorno-Karabakh.
Ministrja e Mbrojtjes në Baku deklaroi se 50 ushtarë azerë u vranë për shkak të provokimeve të rënda nga ana e Armenisë, ndërkohë që kjo e fundit kishte raportuar për 49 viktima.
Gjatë orëve të para të kësaj të marte, ushtria e Azerbajxhanit ka bombarduar disa qytete armene në provincën e Siunikut, më jugorja e vendit.
Azerbajxhani, nga ana e tij, e ka quajtur lajmin “të pakuptimtë” dhe ka akuzuar Armeninë për “akte subversive në shkallë të gjerë” pranë kufirit.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për provokime në vijën kufitare që kanë çuar në këtë shkelje të armëpushimit. Në fakt, Azerbajxhani ka pësuar disa “provokime” nga Armenia gjatë muajit të fundit, me tanket që i janë afruar kufirit, shkruan a2cnn.
Konflikti midis dy vendeve shpërtheu fillimisht në fund të ‘80, kur të dyja palët ishin nën sundimin sovjetik dhe forcat armene pushtuan një pjesë të territorit pranë Nagorno-Karabakh, i njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por me një popullsi të madhe armene.
Azerbajxhani i ripushtoi ato territore në luftimet e vitit 2020, të cilat përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia dhe mijëra banorë që u kthyen në shtëpitë që kishin ikur. Që nga ai moment, liderët e të dy vendeve janë takuar shumë herë për të krijuar një traktat që synon vendosjen e paqes së qëndrueshme.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/Alan-Greenberg-UNI-NEW-03-e1709546819299-770x4001-1.jpg)
Të tjera
-
Avokati i Popullit kërkon nga Qeveria qartësim të vendimeve lidhur me shpronësimin e tokave në veri
Avokati i Popullit ka kërkar nga Qeveria e Kosovës që t’i qartësojë vendimet ...
-
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Evropës e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka th...
-
Temperaturat e larta në vend, Shpëtimi Malor i Kosovës del me një apel për bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve
Si pasojë e temperaturave të larta, Shpëtimi Malor i Kosovës ka dalë me një a...
-
ShBA: Numri i faqeve të lajmeve të rreme më i madh se i mediave legjitime
Në Shtetet e Bashkuara, numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, e ...
-
Dogana e Kosovës gjen mallra të fshehura në një automjet në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaru...
-
Ushtarët e FSK-së stërviten për përdorimin e mortajave
Ushtarët e FSK-së me ndihmën e ushtrisë amerikane kanë stërvitur për përd...
-
Sveçla pas arrestimit të shtatë personave për haraq: Do ta lụftojmë çdo ilegalitet në Republikën tonë
Kreu i Minsitrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet nga aksion...
-
Pas operimit, Kastrati gjendjen në QKUK e krahason me atë në Gaza dhe Ukrainë
Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ka njoftuar se ka përfunduar me sukes oper...
-
AAK-ja premton 50% rritje të pagës për të gjithë mësimdhënësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot grupin e ekspertëve në lemin...
-
Paraburgoset shtetasi i Serbisë, i dyshuar për sụlm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Gjykata Themelore Prishtinë, gjegjësisht Departamenti Special, i ka caktuar m...
-
Borell: Identiteti evropian s’do të jetë i përfunduar pa hyrë të gjitha vendet e Ballkanit në BE
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, sot është nderuar nga Ministria e...
-
Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel në kuadër të Forcës Rezervë
Një kopmani me ushtarë grekë në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të ...