Lajme

Rindërtimi i Turqisë, SHBA premton gjithë ndihmën e nevojshme

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 20 February 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nisi vizitën e tij zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu vendas, Mevlut Cavusoglu.

Shefi i diplomacisë amerikane vizitoi disa nga zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit dhe premtoi se Uashingtoni do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për Ankaranë në procesin e saj të rindërtimit.

Të dy diplomatët diskutuan gjithashtu në bazën ajrore Incirlik dhe rreth nevojave që ka Turqia në këtë situatë emergjence.

-Advertisement-

Juglindja e Turqisë u goditën nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7 ballë, të cilët deri kanë shkaktuar 46 mijë viktima dhe qindra mijëra të pastrehë. /a2news/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera