Sport

“Rikthejmë një legjendë”, Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 06 April 2023

Zyrtarizohet rikthimi i Frank Lampard në stolin e Chelsea. Ish-mesfushori anglez, i cili vitet më të bukura si futbollist i kaloi në “Stamford Bridge”, është emëruar tekniku i skuadrës londineze deri në fundin e sezonit.

Me anë të një komunikatë të shkurtër në faqen zyrtare, Chelsea zyrtarizon 44-vjeçarin si trajnerin e ri të skuadrës. “Jemi të lumtur të mirëpresim një legjendë si Lampard.

Ndërsa vazhdojmë procesin për një trajner të përhershëm, ne duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

-Advertisement-

Ne duam t’i japim vetes çdo shans për sukses dhe Frank ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na drejtuar drejt tij”, lexohet në komunikatën e Chelsea.

Lampard drejtoi “Blutë e Londrës” edhe në periudhën korrik 2019-janar 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera