Lajme

‘Rikthehet’ ISIS, hedh në erë autobusin me pasagjerë

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 01 May 2022

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për një sulm me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh në Kabul të Afganistanit, ditën e djeshme.

Nga sulmi humbi jetën një grua dhe tre persona u plagosën, ndërsa autoritetet thonë se sulmi ishte i tipit kamikaz.

Ndërkohë, grupi ekstremist akuzohet dhe për një sulm me bombë në xhaminë Khalifa Sahib të Kabulit, që la shumë të vrarë dhe 30 të plagosur. Kreu i kësaj xhamie ka pretenduar se mbi 50 persona janë vrarë gjatë sulmit. Deri më tani nuk ka një reagim për këtë ngjarje.

-Advertisement-

Dhjetëra persona janë vrarë në sulmet në Afganistan gjatë dy javëve të fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, që përfundon më 1 maj.

ISIS-i ka marrë përgjegjësinë për disa bombardime që kanë pasur si shënjestër kryesisht komunitetet sufiste dhe shiite. Më 22 prill, të paktën 30 persona u vranë në një shpërthim në një manastir sufist në Kunduz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera