Lajme

Rezoluta e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt, deklarohet ministrja Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 23 July 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe raportin e Dick Martyt.

E pyetur rreth krijimit të një mekanizimi mbikëqyrës për Gjykatën Speciale, ajo ka thënë se kjo çështje ende po diskutohet.

Ministrja gjatë kësaj konference ka kritikuar edhe qëndrimin e kryetares së Speciales, e cila kishte thënë se Kuvendi nuk mund ta kontrollojë një gjykatë.

-Advertisement-

“Pas vizitës së Konjufcës dhe unë që isha në Hagë, kjo çështje po diskutohet dhe ende nuk mund të them cila është zgjidhja. Por jemi në diskutime me institucionet për ta adresuar këtë çështje. Është e paprecedent që një institucion siç është Gjykata Speciale nuk ka asnjë mekanizëm tjetër që e mbikëqyr punën. Konjufca asnjëherë nuk ka thënë se kontrollin duhet ta bëjë qeveria ose kuvendi, por një mekanizëm që konsiderohet se ka kredibilitet”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se për Qeverinë është e rëndësishme që të drejtat e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të respektohen.

“Qeveria e Kosovës mirëpret çdo lloj diskutimi për raportin e Dick Martyt. Për neve është e rëndësishme të drejtat e qytetarëve tanë në Hagë të respektohen. Arsyeja pse po e them këtë është se kemi pasur shqetësime se të drejtat e tyre po shkelen. Kam pasur shqetësime pas vizitës në Hagë”, shtoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera