Fun & Video

Restoranti më i shpejtë në botë, gjithçka porosisni ju vjen për 13 sekonda! (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 07 March 2022

Njihuni me Karne Garibaldi, restoranti që u shërben klientëve në pak më shumë se 13 sekonda

Quhet Karne Garibaldi dhe ndodhet në Meksikë, Guadalajara. Ky cilësohet si restoranti më i shpejtë në botë. Fundja më shpejt se kaq pak sekonda zor se e bën dikush tjetër.

Kamerierët në këtë restorant u shërbejnë klientëve në një kohë rekord prej 13.5 sekondash.

-Advertisement-

Mjafton të shikoni menunë, të bëni zgjedhjen tuaj tek kamerieri dhe ndërkohë do të shihni një tjetër kamerier që vjen nga kuzhina me pjatën e porositur nga ju. Që nga momenti që ju porositni, porosia juaj sekonda automatikisht në kuzhinë dhe aty me shpejtësi skëterre përgatiten pjatat tuaja.

Shpejtësia e shërbimit në këtë restorant është bërë padyshim një shtysë për tërheqjen e turistëve dhe kureshtarëve nga e gjithë bota.

Ata që kanë ngrënë në këtë vend mund t’ju sigurojnë edhe për cilësinë e ushqimit.

Pjata tipike e zonës dhe restorantit është “carne en su jugo”, ose “mish me lëng”.

“Gjithçka nisi si një lojë mes kamerierëve që sfidonin njëri-tjetrin se kush ishte më i shpejtë për t’i shërbyer klientëve.

Por, më pas, u kthye në një mision derisa ne fituam Rekordin Botëror të Guinnessit “- thotë Daniel Flores, menaxheri i Karne Garibaldi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera