Lajme

Reshje të shumta shiu në Rahovec, rrugët vërshohen nga uji

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 01 July 2023

Reshjet e shiut që kanë rënë sot gjatë ditës në Rahovec kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit.

Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se moti ligë ka përfshirë qytetin.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.

-Advertisement-

IHMK njofton se, kjo situatë vjen si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftim./telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera