Rënia e gjigantit, fakte për humbjet financiare të Trepçës (Dokument)
Autori: Sylejman Sylejmani
19:01 | 15 January 2019
Që nga viti 2012 e deri në vitin 2017, vetëm dy herë kombinatit Trepça e ka mbyllur vitin pa humbje financiare.
Në këtë periudhë kohore, ndërmarrja me nam humbjet më të mëdha i pati në vitin 2015, shkruan Gazeta inFokus.
Atë vit humbjet shkuan në 4.7 milionë euro.
Humbje të mëdha Trepça pati edhe në vitet 2013 e 2014.
Më 2013 humbi rreth 2.2 milionë euro, kurse një vit më vonë më shumë se 2.8 milionë euro.
Në të dhënat financiare të siguruara nga Gazeta inFokus, shihet se Trepça në plus i mbylli vetëm vitet 2012 dhe vitin 2016.
Më 2012 ishte vetëm rreth 413 mijë euro fitim, kurse në vitin 2016 rreth 590 mijë euro.
Tek të hyrat nga shitjet e prodhimit, shihet se fitimi i Trepçës ishte shumë i luhatshëm.
Disa vjet fitoi miliona euro, e vite të tjera humbi po miliona euro.
Në vitin 2013 kombinati metalurgjik pati fitim të pastër nga shitjet e prodhimit diçka më shumë se 3.2 milionë euro.
Por, një vit pas fitoi vetëm rreth 483 mijë euro, ndërsa në vitin 2015 rreth 472 mijë euro.
Humbjet më të mëdha i pati më 2016 kur humbi plot 2 milionë euro.

Megjithatë u rikthye ‘fuqishëm’ një vit më vonë me më shumë se 3.6 milionë euro fitim.
Këtë avaz nuk e vazhdoi edhe më 2017, pasi fitoi rreth 2 milionë euro.
Megjithatë, përkundër tërë këtyre problemeve ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka premtuar se shumë shpejtë do të ndodhë ringjallja e gjigantit metalurgjik.
Por ai nuk ka treguar detaje se si do ta bëjë një gjë të tillë.
Këto deklarime kanë ardhur pasi minatorët e Trepçës për disa javë nuk punuan me kërkesë rritjen e pagave.
Një gjë të tillë minatorët e bënë edhe pse kombinati në bazë të të dhënave nuk ka pasur përformancë të mirë financiare viteve të fundit.
Numri i minatorëve po i zvogëlohet Trepçës
Përgjatë kësaj periudhe gjashtë vjeçare përveç të ardhurave, Trepçës iu zvogëlua edhe numri i punëtorëve.
Nga 1513 sa i kishte më 2012, në vitin 2017 numri mesatar i punëtorëve ishte 1366.
Miniera e Stan Tërgut vazhdon të jetë miniera me numrin më të madh të minatorëve.
Aty në vitin 2017 punuan 706 persona.
Trepça ulë shpenzimet për pensione
Numri i pensionistëve të parakohshëm në ndërmarrjen Trepça ka rënë shumë në një periudhë gjashtë vjeçare.
3055 përfitues të këtyre pensioneve ishin në vitin 2012, kurse gjashtë vjet pas më 2017 numri i përfituesve ishte vetëm 669.
Kështu nga rreth 412 mijë euro sa i shpenzonte për këto pensione, Trepça tash shpenzon rreth 240 mijë euro.
Rënie të madhe ka pasur edhe numri i përfituesve nga shtesat e ndryshme në këtë kombinat.
Nga 199 sa përfitonin dikur, kjo korporatë ka reduktuar numrin e përfituesve në vetëm 29.
Megjithatë, edhe pse kanë mbetur vetëm 29 përfitues, për ta në vitin 2017 u shpenzuan rreth 42 mijë euro.
Minatorët e Trepçës ishin në grevë deri të hënën.
Ata kërkonin rritje të pagës prej 20 për qind, shkarkimin e Bordit, ndalimin e punësimit të stafit pa konkurs, e krijimin e kushteve më të mira për punë.
Megjithatë ata e ndërprenë grevën pas një takimi me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ministri Lluka u premtoi atyre se deri në shkurt të këtij viti Trepça do të bëjnë përpjekje që Trepçën ta regjistrojnë si shoqëri aksionare. /Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...































