Rëndohet bilanci/ Rritet numri i viktimave nga të shtënat në shkollën ruse
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 27 September 2022
Numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë në Rusi është rritur në 17, teksa në Republikën ruse të Udmurtias është shpallur ditë zie, në nderim të viktimave.
Të shtënat në shkollën ruse ndodhën më 26 shtator. Nga zyra e guvernatorit të Udmurtias thanë më 27 shtator se edhe dy persona vdiqën gjatë natës dhe sipas autoriteteve deri më tani kanë vdekur 11 fëmijë dhe gjashtë të rritur.
Ky ishte sulmi i katërt në një shkollë në rajonin e Volgës në 15 muajt e fundit.
Komiteti hetues i Rusisë tha më 26 shtator se sulmuesi është identifikuar si Artyom Kazantsev, 34 vjeç. Ai kishte qenë nxënës i shkollës numër 88, ku vijojnë mësimin filloristët dhe ata të shkollës së mesme.
Sulmuesi, që sipas disa mediave kishte pasur të veshur një bluzë me simbole naziste, vrau veten në vendin e ngjarjes, tha komiteti.
Aleksandr Shaklein, shef i spitalit kryesore në Izhvesk të Udmurtias – ku ndodhet shkolla – tha më 27 shtator se 16 fëmijë dhe dy të rritur aktualisht gjenden në spital. Ai shtoi se gjashtë fëmijë dhe dy të rritur janë në njësinë e kujdesit intensiv.
Radio Evropa e Lirë shkruan se sipas Shaklein, 15 pacientë do të transportohen në Moskë për trajtim të mëtejmë.
Komiteti hetues tha më herët se Drejtoria kryesore e hetimeve në Moskë është duke hetuar të shtënat në këtë shkollë.
Të shtënat në shkolla dhe institucione arsimore në Rusi dhe ish-republikat e tjera sovjetike ishin shumë të rralla. Por, viteve të fundit numri i incidenteve të tilla ka nisur të rritet.
Në prill të vitit 2022, në Veshkaima, një person i armatosur hyri në një çerdhe dhe vrau dy fëmijë dhe një mësues dhe më pas vrau veten. Ndërkaq, në shtator të vitit 2021 ndodhën të shtëna masive në një universitet në Perm, ku vdiqën gjashtë persona.
Pesë muaj para këtij sulmi, 19-vjeçari Ilnaz Galyaviev sulmoi shkollën me numrë 175 në Kazan. Nëntë persona u vranë në këto të shtëna, përfshirë shtatë fëmijë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Pluhuri Saharian ...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në aksident ditë më parë
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit nga Kosova, Adem Buzhala, i...
-
Matoshi godet pushtetin e VV-së: Totalisht nën ndikimin rus!
Halil Matoshi ka qenë i ashpër në kritika ndaj qeverisë së Albin Kurtit. S...
-
Geci: LVV dhe PDK janë një brum
Ish-deputeti, Gani Geci, ka folur për bisedën telefonike të Mimoza Kusari-Lil...
-
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Tefik Mustafa, u arrestua nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merd...
-
”Vendim i pamençur i kosovarëve të udhëtojnë nëpër Serbi”
Avokati Shkelzen Sopjani sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ësht...
-
Aliu: Animi i Qeverisë për zgjedhjet në Luginë ka qenë veprim i gabuar
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, ...
-
“Alo zemlajke, a po nihemi?” – Publikohet një pjesë nga biseda mes Kusari-Lilës dhe Radojçiqit
Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëv...
-
Vizita e Kurtit në fabrikën ku prodhohen dronët Bayraktar, Baykar, ZKM jep detaje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stambol...
-
Hendbollisjta me mbulesë nga Guinea që i’a solli Ferizajt kupën e parë në histori
Salematou Camara ka vendosur që karrierën e saj në hendboll ta bëj mijëra kil...
-
Analisti serb Dushan Janjiq: Pas zgjedhjeve të së dielës, Serbia është politikisht më pak stabile
Partia Përparimtare Serbe, e cila përkrahet nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ...
-
Gashi: Kurti me koordinim e pa koordinim ka me e hap urën e Ibrit
Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibri...