Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 29 November 2020

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Drita e ka mposhtur Gjilanin me përmbysje rezultati në fund të takimit nga 2-1 në 2-3, ndërsa Feronikeli ka fituar në shtëpi ndaj Trepçës ’89 me shifrat 2-0.

Pas kësaj fitoreje Drita renditet e dyta me 30 pikë, dy me pak se Ballkani që kryeson, ndërsa Gjilani ka zbritur në pozitën e katërt me 23 pikë, një pak se Prishtina që tashmë zë vendin e tretë.

-Advertisement-

Feronikeli me tri pikët e arkëtuara sot ka kaluar në pozitën e 5-të me 19-të pikë, ndërsa Trepça ‘89 mbetet e 8-ta me 17-të sosh.

Më poshtë keni renditen e Superligës pas këtyre dy përballjeve të zhvilluara sot./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera