Rozë

Remzia zbulon një sekret, mësoni për çfarë bëhet fjalë

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 17 November 2017

Me këngët e saj, janë rritur gjenerata të shumta.

Është kjo këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani e cila me zërin e saj të ëmbël ka  bërë për vete mijëra fansa, transmeton Gazeta Express.

Remzie Osmani ka prejardhje nga fshati Mushtisht, ashtu sikurse motrat Mustafa e shumë emra të njohur të muzikës.

-Advertisement-

Prandaj jo më kot edhe vlerësohen si “Bilbilat e Mushtishtit”.

Por, së fundmi përmes një video të postuar në llogarinë e saj në Instastory ka treguar se nga kanë dal bilbilat e Mushtishtit.

Në këtë video shihet një burim uji ku shkruan se nga ky ujë kanë dalë bilbilat e Mushtishtit.

“Ja paske qellu Nexhat. Prej qeti uji kan dal bylbylat e Mushtishtit hahahah”, kishte lënë mbishkrim ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera