Rozë

Përplasje midis Gjestit dhe Laertit në “Big Brother”: Ke tentuar edhe dy herë të më puthje

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 27 March 2025

Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka nisur me një debat të ashpër mes Gjestit dhe Laert Vasilit. Këngëtari nga Peja e ka akuzuar aktorin për një puthje që shkëmbyen për lojë, duke shprehur dyshime se Laerti u përpoq ta zgjaste atë qëllimisht.

“Pse ke dashur ta zgjasësh puthjen me mbretin? Duhet studiuar kjo gjë. Jam në dyshime të mëdha,” i tha Gjesti – Laertit.

Nga ana tjetër, Laerti e kundërshtoi me një koment ironik: “O zog i vockël ti”.

-Advertisement-

Debati u tensionua më tej kur Gjesti e quajti Laertin “pervers”, duke thelluar më tej përplasjet e tyre. Kjo nuk është hera e parë që dy banorët përfshihen në diskutime të ashpra, pasi ata shpesh nuk bien dakord për shumë gjëra brenda shtëpisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera