Lajme

Rektori Krasniqi avancon ish klientin e tij gjatë kohës sa ishte avokat (dokument)

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 01 February 2023

Pa konkurs fare, ashtu siç parashihet me ligj, Ibrahim Krasniqi është avancuar nga profesor asistent në profesor të asociuar, ndonëse ndaj tij kohë më parë ishte shqiptuar një masë nga kodi i etikës.

-Advertisement-

Avancimi i Krasniqit në këtë pozitë, po behët në kohën kur rektor i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë është Armand Krasniqi, i cili kohë më parë kishte qenë avokat mbrojtës i profesor Krasniqit në kohën kur ky zhvillonte procedura Gjyqësore ndaj Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.

Në arsyetimin e vendimit për avancim të cilin e ka siguruar Front Online e që mban datën 23.12.2022 thuhet se Ibrahim Krasniqi kishte aplikuar në konkursin 2956/19 për tu avancuar në thirrjen akademike profesor i asociuar. Më tutje thuhet se Komisioni  kishte propozuar avancimin e Krasniqit, por me pastaj Këshilli i Fakultetit të Biznesit pasi kanë shqyrtuar raportin e komisionit nuk janë pajtuar më të me arsyetimin se ndaj Krasniqit ishte një masë e shqiptuar në bazë të kodit të etikës.

Po ashtu, më tutje në vendim thuhet se Krasniqi pas shterjes së mjeteve të brendshme juridike iu është drejtuar me padi Gjykatës dhe pas shumë seancave të zhvilluara është arritur një ujdi Gjyqësore në mes të përfaqësuesit të autorizuar të Universitetit.

Portali “Front Online” i ka dërguar pyetje Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë, por as pas një javë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera