Regjisori i “Home Alone 2” thotë se Donald Trumpi ua vendosi si kusht që ta merrnin në film, nëse donin të xhironin në hotelin e tij
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 29 December 2023
Regjisori i filmit “Home Alone 2”, Chris Columbus së fundmi zbuloi se ata mund të xhironin skena në hotelin “Trump” vetëm me kushtin që në film të shfaqej edhe Donald Trump.
Përkatësisht, pjesa e dytë e një prej filmave më të njohur të Krishtlindjeve është xhiruar pjesërisht në Hotel “Plaza”, i cili ndodhet në New York. Dihet se në atë vazhdim shfaqet edhe Donald Trump, i cili në atë kohë ishte pronar i hotelit.
Një skenë nga filmi i vitit 1992 gjen Kevin McCallister, të luajtur nga aktori Macaulay Culkin, duke u endur nëpër hotelin “Plaza” kur i kërkon Trumpit udhëzime për në hollin kryesor, shkruan Klix.
Megjithatë, incizimi nuk ishte ashtu siç e kishin imagjinuar fillimisht. Chris Columbus, i cili ishte regjisor në të dy filmat, tha për “Business Insider” se Trump “u fut me forcë” në film, i cili nuk ishte standard në atë kohë.
“Ne e paguam tarifën, por Trump tha gjithashtu: ‘E vetmja mënyrë që mund të përdorni ambientet e Hotelit ‘Plaza’ është nëse unë jam në film”. Ne ramë dakord ta vendosim atë në skenën e filmit”, tha Chris Columbus.
Normalisht, një ekip prodhimi mund të paguante një tarifë për të përdorur një vendndodhje fizike, por Trump donte më shumë se para.
Columbus xhiroi skenën, por nuk ishte i sigurt nëse skena do të ishte versioni përfundimtar derisa filmi u testua me audiencën. Megjithatë, publiku reagoi më pozitivisht se sa sot.
“Njerëzit brohoritnin kur Trump u shfaq në ekran, kështu që unë i thashë redaktorit tim: ‘Lëreni atë në film. Është një moment për audiencën’, por ai u fut me forcë në film”, shpjegoi ai.
Por Donald Trump pretendon të kundërtën. Trump theksoi se produksioni e luti atë të shfaqej në film dhe se ai ishte shumë i zënë në atë kohë, kështu që u desh shumë kohë për ta bindur që të shfaqej në film. Ai madje theksoi se paraqitja e tij në pjesën e dytë të filmit “Home Alone” madje ndihmoi që filmi të ketë sukses.
“Nëse ata ndjeheshin të keqtrajtuar ose nuk më donin, pse më futën dhe më mbajtën atje për më shumë se 30 vjet? Sepse unë isha dhe jam ende i shkëlqyer për një film, kjo është arsyeja pse. Thjesht një djalë tjetër i Hollywoodit nga e kaluara duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë për publicitetin e Trump për veten e tij”, iu përgjigj Trump regjisorit të filmit.

T� tjera
-
“Kështu është kur mbetesh pa miq e aleatë”, Rrezarta Krasniqi reagon për këngën serbe kundër Kosovës në një forum të BE-së
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka r...
-
Gruaja në Bordin e BQK-së e burri në TEB, mbi 127 mijë euro të hyra nga pagat e bonuset e majme
Në Kosovë, një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian, të cilën e qe...
-
Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidentja Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit n...
-
KPM nuk miraton rekomandimin për vërejtje ndaj TV Dukagjinit për emisionin “Debat Plus”
Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me rastin e Televizionit Dukagjin...
-
Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor
Komisioni Europian ka shprehur keqardhje për interpretimin e këngës nacionali...
-
Eurodeputeti: Kosova meriton respekt të plotë, meloditë nacionaliste në Forumin e Zgjerimit minojnë frymën e pajtimit rajonal
Deputeti i Parlamentit Europian, Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosov...
-
26-vjeçarja që u arrestua për drogë me Astrit Haraqijën, motra e ish-kandidates për deputete
Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë...
-
Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në A...
-
Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për kapjen e ZRRE-së dhe KOSTT-it: Sot tregoi kujt i ka shërbyer për 7 vjet
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me të dhëna të detajuara
Spitali i Prizrenit është deklaruar në lidhje me vdekjen e 26 vjeçares si dhe...
-
E rëndë në Prizren: 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës
Një 26-vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi...
-
Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pa...






























