Lajme

Refuzoi arrestimin dhe sul*moi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 09 June 2026

Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës”, “mbajtje e paautorizuar e armës”, “sulm” dhe “kanosje”.

Sipas Policisë, i dyshuari ka refuzuar arrestimin, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Gjatë kontrollit janë sekuestruar një revole, një karikator dhe nëntë fishekë të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohet njё (1) person i dyshuar për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatё kryerjes sё detyrës zyrtare’, ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, ‘sulm’, dhe ‘kanosje’

Pejë, 9 qershor 2026

Stacioni Policor në Klinë, me datën 08.06.2026, rreth orës 23:20, ka pranuar informatё pёr ndihmё nga njё qytetare (viktimё), ku zyrtarët policorë kanё reaguar menjёherё dhe nga viktima janё njoftuar se i dyshuari ёshtё duke e kërcënuar dhe i njëjti posedon armë me vete.

Pas veprimeve tё nevojshme policore, gjatё arrestimit tё personit tё dyshuar, i cili kishte refuzuar
arrestimin, zyrtarët policorë kanё pёsuar lëndime tё lehta trupore dhe pas arrestimit tek i dyshuari janё gjetur dhe janë sekuestruar:

– njё (1) revole,
– një (1) karikator,
– nёntё (9) fishekë cal. 9mm.

I dyshuari pas arrestimit, nё Stacionin Policor në Klinё, ka kanosur zyrtarët policorë, ku pёr rastin ёshtё njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr tё tij i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, pёr veprat penale tё lartcekura.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy