Reforma në Drejtësi/ Albin Kurti: Ndryshe nga Shqipëria do të konfiskojmë pasuritë
Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 12 February 2023
Kryeministri i Kosovës dha këtë të diel një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, ku foli dhe mbi planin e qeverisë së tij për të ndërmarrë reformën në drejtësi në Kosovë.
Kurti tha se ka urdhëruar ministren e Drejtësisë që të ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha gabimet e vetingut të bërë në Shqipëri, në mënyrë që në Kosovë të ketë një aplikim sa më efikas.
Kurti theksoi se reforma në drejtësi, ndryshe nga Shqipëria duhet të përfshijë dhe konfiskimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptua.
Albin Kurti: Unë nuk është se i di hollësitë, por e kam udhëzuar Ministren e Drejtësisë ta ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i vetingut në Shqipëri. Unë mendoj se ja ka vlejtur procesi i vetingut në Shqipëri mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin. Në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës ne porsa e kaluam në lexim të dytë projekt ligjin për konfiskimin pasurive të pa justifikuat a pra nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme por edhe e pajustifikueshme sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse.
Padyshim konfiskim. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë prokurorët apo gjykatësit sepse në Kosovë ka njerëz që kanë zhvatur me dekada nuk janë as prokurorë as gjykatës. Para se të vinim ne në qeveri ka qenë një parullë cinike për punonjësit shtetërorë thonin rroga e vogël fitim i madh kjo rroga e vogël e fitim i madh ka marrë fund me neve. Vetëm në vitin e kaluar kemi patur 854 operacione policore kemi arrestuar 3201 persona për korrupsion e krim prej tyre 301 janë zyrtarë shtetërorë. Kemi konfiskuar mbi 1.8 tonë substancë narkotike kemi shkatërruar 69 grupe kriminale dhe 5 laborator të drogës në veri të Kosovës. Ne jemi polici por rendi është që edhe prokurorët dhe gjyqtarët të jenë efikas.Në Serbi duhen ndryshime tepër të thella që unë e kam vështirë që mund të bëhen kaq shpejtë që të mund të quhemi vende mike. Fqinjësi e mirë europiane është kufiri i imagjinatës sime për 15 vjetorin e ardhshëm. Kjo për shkak se e kanë vrarë kryeministrinë tyre demokrat 20 vite më parë dhe ekspertët, intelektualët e progresistët e lëshuan vendin Serbia ka hyrë në një fazë të errët. Për tu rikthyer nuk mendoj se mjaftojnë 15 vjet por për të arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku ne jemi bashkë një një rajon me njohje reciproke e synojmë BE-në ne edhe Nato-në prej dallim prej tyre mund të jetë e mundshme. Për këtë them se është e vështirë sepse i duhet të distancohet edhe nga Millosheviçi në të kaluarën edhe prej Putinit në të tashmen e për momentin nuk kemi asnjë prej tyre.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...