Lajme

Reduktimet e rrymës – gjeneratorët “lulëzojnë” në Çarshinë e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 22 August 2022

Ka më shumë se një javë që Kosova po përballet me reduktime të rrymës, 6 orë me të dhe dy pa.

E në Çarshinë e Pejës janë rikthyer në përdorim gjeneratorët.

Ka qenë zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ai i cili ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, derisa përshkak të reduktimeve të rrymës, gjeneratorë të shumtë janë aktivizuar në Çarshinë e Pejës.

-Advertisement-

“Çarshia e gjatë Pejë… sot, sikur me 2006… 16 vjet kthim mbrapa”, ka shkruar ai në videon e publikuar në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera