Sport

Reali i gatshëm për t’ia prishur punët Barçës për Rabiotin

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 24 August 2018

Florentino Perez është i gatshëm ta bëj një ofertë të madhe për mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiotin.

Real Madridi është futur në garë me Barcelonën për shërbimet e yllit të PSG-së.

Rabioti ende nuk ka nënshkruar kontratë me Parisin, ku e ka vetëm edhe një vit të mbetur, dhe duket se palët janë larg për ta arritur një marrëveshje, pasi lojtari dëshiron të ndërrojë ambient.

-Advertisement-

Reali po shpreson që ta bind 23-vjeçarin që të kalojë në “Bernabeu” para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

Për Rabiotin në garë janë edhe dy klubet nga Italia: Milani dhe Juventusi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera