Lajme

Reagon Përparim Rama pasi një grua u sulmua nga qentë endacakë: Kërkoj bashkëveprim edhe të qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 11 April 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pasi sot gjatë ditës u bë virale në rrjetet sociale një video ku një grua sulmohej nga qentë endacakë në rrugën C në Prishtinë.

Rama ka thënë se i ka parë me shqetësim këto pamje dhe se kanë ndërmarrë disa veprime në lidhje me këtë çështje, duke treguar përsëri për projektin e trajtimit të qenve endacakë.

“Me shqetësim pashë sot pamjet, ku një qytetare e Prishtinës sulmohet nga qentë endacakë! Ne jemi të vetëdijshëm për problemin shumë kompleks që kemi para vetes dhe në këtë drejtim kemi ndërmarrë disa veprime, si trajtimi i qenve endacakë përmes procesit KSVL (Kap, Sterilizo, Vaksino, Lësho) dhe hapjes së 18 pikave të reja ushqyese”, shkruan i pari i Prishtinës.

-Advertisement-

Derisa ai ka deklaruar edhe se janë duke punuar për fillimin e ndërtimit të një strehimore për qentë endacakë.

“Gjithashtu, po punojmë dhe kemi filluar procedurat për ndërtimin e strehimores për qentë. Por, kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë​ problem.   Ky problem kompleks nuk mund të zgjidhet vetëm nga Komuna e Prishtinës, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve edhe me Qeverinë e Kosovës dhe Komunat e tjera”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/

E RËNDË: Një grua sulmohet nga qentë endacak në rrugën C në Prishtinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera