Reagon për herë të parë Milot Avdyli pas transferimit në ekipin zviceran

Autori: Erion Maliqaj
17:58 | 01 February 2021
Talenti nga Vushtrria, Milot Avdyli, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, shkruan Gazeta inFokus.
Avdyli gjatë ditës së hënë është transferuar në klubin e madh zviceran, FC Aarau.
18 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vite e gjysmë me ekipin zviceran.
Ai së fundmi ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës, ku është paraqitur me skuadrën e Trepçës ’89 në 25 ndeshje dhe ka realizuar katër gola dhe pesë asistime.
Pas këtij transferimi ka reaguar për herë të parë vet Milot Avdyli, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka falënderuar ata që e ndihmuan në këtë arritje.
“Së pari dua të falënderoj Zotin, pastaj familjen time, trajnerët e mi, menaxherin tim dhe të gjithë të tjerët që më kanë mbështetur gjatë rrugës. Unë jam gati për sfida të reja në karrierë dhe premtoj se do të jap më të mirën time!”, ka shkruar talentin vushtrrias në facebook.
Milot Avdyli ka qenë njëri prej lojtarëve më të rijnë në moshë që ka luajtur në elitën e futbollit kosovar.
Ai gjithashtu është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës U-19.
Gazeta inFokus gjatë verës së kaluar kishte realizuar një storie me sulmuesin 18 vjeçar, i cili cilësohej si diamant i Vushtrrisë dhe kombëtares së Kosovës.
Më poshtë mund ta ndiqni storein e realizuar nga Gazeta inFokus, në kuadër të emisionit “Sporti n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
I nënshtrohet operimit 24-vjeçari që u rrëzua nga skelet në Mamushë
Një 24-vjeçar është lënduar sot në Mamushë, pasi ra nga skelet gjatë kohës sa...
-
“Atij i pëlqejnë burrat”, banori i FermaVip tronditet nga letra e gruas
Një tjetër histori tronditëse dhe dramatike është treguar këtë të hënë në spe...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pa...
-
Punëtori bie nga skela gjatë punës në Mamushë – dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në komunën e Mamushës, ...
-
Gruda: Edhe nëse Hamza bëhet kryeministër, nuk e votoj Haxhiun nën diktat
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është tema që u zhvill...
-
Policia jep detaje mbi zhdukjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron
Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha se 54-vjeçarja e...
-
Rama i çon një porosi Hajrulla Çekut, pak para mesnatës
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar ministrit Hajru...
-
Sondazhi i ABC News për zgjedhjet në Shqipëri: PS merr 51.1% të votave në rang kombëtar, PD 36.8%
“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “A...
-
Eektrosever: Rritja 16,1% e çmimit të rrymës s’vlen për Veriun, s’planifikojmë shtrenjtim për konsumatorët tanë
Kompania “Elektrosever” ka thënë për mediumin “KoSSev”se rritja e çmimit të e...
-
Vërshimet në Pejë, Nikçi: Pritet zgjidhje këtë vit
Pas reshjeve të mëdha të shiut që goditën Pejën gjatë pasdites së djeshme, di...
-
Hasani për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje: S’ka logjikë, rezultatin e dimë të gjithë
48-orshi i përsëritur tash e shtatë herë po jep verdikte të ndryshme se si mu...
-
Spanjë/ Shpallet gjendja e emergjencës pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, pasi ...