Lajme

Reagon Pacolli: Mos bëni presion mbi deputetët e AKR, ata janë të vendosur

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 26 July 2017

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas disa shkrimeve se Labinot Tahiri do të votoj Kadri Veselin, për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në “ facebook” ka kërkuar të mos bëhet presion mbi deputetët e AKR-së duke thënë se se deklarata e Tahirit është keqkuptuar sepse deputetët e AKR përshirë edhe Tahirin janë unik dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së, transmeton Infokusi.com

Më tej Pacolli ka shkruar se Tahiri të gjitha gjërat i trajton shpirtërisht dhe me emocione.

-Advertisement-

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

“Në lidhje me disa keqkuptime që portalet i dhanë një deklarate. Deputetët e AKR janë unik dhe të vendosur që të përfaqësojnë qëndrimet politike të AKR-së. Secili nga deputetët e AKR-së, edhe zoti Labinot Tahiri që është nënkryetar i AKR-së, përfaqësojnë lidershipin dhe strukturën e kësaj partie. Për më tepër, z.Tahiri është një humanist I madh dhe të gjitha gjërat I trajton shpirtërisht dhe me emocione.

Të gjithë ata që janë duke ushtruar presion ndaj deputetëve ju bëj thirrje që të heqin dorë nga këto veprime jo demokratike dhe jo ligjore.

AKR ka qëndrim politik të njohur për opinionin publik dhe votuesit dhe votuesit e vet. Andaj, deputetët e e partisë do të implementojnë këto vendime politike.

Njerëzit që ushtrojnë këto presione duhet ta dijnë se partitë politike themelohen dhe funksionojnë sipas disa rregullave të cilat meritojnë të respektohen.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera