Lajme

Reagon ministria e Damkës lidhur me akuzat e PDK-së për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 01 June 2022

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media kanë denoncuar sot keqpërdorimin e 1.1 milion eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila udhëhiqet nga Fikrim Damka, raporton Indeksonline.

Ata thonë se qëllimet kryesore të këtij Memorandumi të bashkëpunimit nuk janë keqpërdorime por mundësi për përkrahje të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

MZHR njofton se i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të bashkëfinancuar këto projekte dhe është konsultuar paraprakisht me të gjithë akterat relevant për të marrë pëlqimet e nevojshme.

Reagimi i plotë:

Reagim lidhur me Deklarimin e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritasit Zviceran

Përkrahja e rinisë në shkolla, rintegrimi i të riatdhesuarëve dhe bashkëpunimi me mërgatën si qëllime kryesore të këtij Memorandumi të bashkëpunimit nuk janë keqpërdorime por mundësi për përkrahje të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sqarim për opinonin publik, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka një Memorandum të bashkëpunimit me Caritasin Zviceran Organizatë Ndërkombëtare e regjistruar në Kosovë, Caritasi Zvicëran është anëtar i rrjetit ndërkombëtar të Caritas. Ai përbëhet nga 165 organizata në mbarë botën, përveç kësaj, organizatat e Caritas-it evropian janë bashkuar në Bruksel për të formuar Caritas Europe.

Si rezultat i Memorandumit të bashkëpunimit në mes MZHR-së dhe Caritasit Zviceran derivojnë dy Projekte MARDI dhe YENI ku Caritasi Zviceran mbulon shumën më të madhe të financimit në vlerë prej 1,560,000.00 € e cila vjen nga Zvicera, dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal bashkëfinancon këto dy projekte në vlerë prej 347,000.00 € në vit për vitet 2022-24.

MZHR i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për të bashkëfinancuar këto projekte dhe është konsultuar paraprakisht me të gjithë akterat relevant për të marr pëlqimet e nevojshme.

Caritas-i Zviceran zbaton projekte në Kosovë për më shumë se 20 vjet. Në periudhën strategjike 2021–2025, Caritas Zvicëran planifikon të zbatojë projekte bazuar në nevojat e vendit dhe popullatës së tij si dhe në përvojën e gjatë të Caritas-it të Zvicrës në Kosovë. Fokusi i punës së saj eshte orientuar në temat e gjenerimit të të ardhurave (veçanërisht siguria ushqimore/bujqësia, arsimi dhe trajnimi professional, migrimi, riintegrimi i personave të riatdhesuar, dhe migrimi për motive punësimi).

Si rezultat i këtij bashkëpunimi Caritasi Zviceran ka zgjeruar bashkëpunimin edhe me një numër të konsideruar të komunave pa dallime dhe ngjyra politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera