Sport

Reagon Lumbardh Dellova pas akuzave të Trepçës ’89 për nxitje të përplasjeve

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 27 February 2021

Prishtina arriti fitore të rëndësishme ndaj Trepçës ’89, në duelin që u zhvilluar në ‘Riza Lushta’, në kuadër të javës së 22-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Por, në fund të ndeshjes disa tifozë të ‘Minatorëve’ nisën të përleshën me futbollistët e Prishtinës.

Pas këtij inciteti, skuadra e Trepçës ’89 akuzoi ish futbollistin e tyre, Lumbardh Dellova, për nxitje të përplasjeve.

-Advertisement-

Në lidhje me këtë ka reaguar vet futbollisti në fjalë duke mohuar të gjitha akuzat e adresuara drejt tij.

“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim” deklaroi Dellova.

Kujtojmë që Dellova dhe Abazi, ishin golashënuesit e Prishtinës në fitoren 2-1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera