Lajme

Reagon Kurti: Sulmet ndaj Policisë së Kosovës po vijnë nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 15 April 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kurti ka thënë se sulmet ndaj policisë kanë ardhur nga Serbia.

“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti në Twitter./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera