Sport

Reagon klubi i Tiranës pas lajmit se UEFA i ka bllokuar mundësinë e transferimeve për shkak të borxheve

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 05 January 2021

Gjatë ditë së martë “Panorama Sport” raportoi se UEFA i ka bllokuar klubit të Tiranës mundësinë e transferimit të lojtarëve për shkak të borxheve, shkruan Gazeta inFokus.

Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj ish-futbollistit afrikan të Tiranës, Moktar Cise.

E ndaj këtyre lajmeve më në fund ka reaguar klubi ’bardhekaltër’, ku përmes faqes zyrtare në facebook kanë thënë se po punojnë në zbardhjen e çështjes së transferimit të lojtarëve.

-Advertisement-

Kryeqytetasit pretendojnë se nuk i kanë mbetur askujt borxh dhe tashmë për këtë rast janë venë në kontakt më zyrtarët e UEFA-s.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Tiranës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera