Sport

Reagon edhe kapiteni i Ballkanit pas fitores së tensionuar ndaj Llapit

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 28 April 2021

Skuadra e Ballkanit e ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Llapit me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin për vendasit e realizoi Blend Baftiu.

Mesfushori prishtinas realizoi në minutën e 30’ golin e tri pikëve të arta për skuadrën e tij.

-Advertisement-

Pas këtij triumfi të rëndësishëm ka reaguar edhe kapiteni i skuadrës së Ballkanit, Visar Berisha.

Ai përmes një foto të publikuar në story të rrjetit social facebook ka shkruar plus tri pikë, duke i vendosur edhe dy zemra me ngjyrat portokall dhe zezë.

Më poshtë keni postimi e Berishës./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera