Reagon Beogradi zyrtar pas betimit të deputetëve të rinj të Srpska-s, e akuzojnë Kurtin për një plan
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 17 November 2022
Vendimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për t’u betuar në Kuvendin e Kosovës, sipas Drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, “nuk nënkupton në asnjë mënyrë kthimin e Listës Serbe” në institucionet e Kosovës, por “pengim të planit të Kurtit për plotësimin e ulëseve të tyre me serbët që mbështesin Prishtinën, jo Beogradin”.
Ai shtoi se verifikimi i mandateve u bë për shkak të “informacioneve të reja” se kryeministri Albin Kurti “po përgatit një plan djallëzor të hakmarrjes ndaj popullit serb” në Kosovë.
“Fjala është për listat e Rashiqit, Petkoviqit dhe Rada Trajkoviqit, parti politike absolutisht të vogla, që pothuajse nuk ekzistojnë në Kosovë dhe Metohi, për të cilat në zgjedhjet e fundit diku ndërmjet 0.17 dhe 0.05 për qind e popullit serb në Kosovë dhe Metohi i votoi. Fjala është për përfaqësues të partive politike që janë në nivel të gabimit statistikor”, tha Petkoviqi para gazetarëve.
Sipas tij, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë verifikuar mandatet dhe janë larguar menjëherë nga Kuvendi për t’i mbajtur ato vende në parlament dhe që “Kurti të mos mund të fillojë të ashtuquajturin ndryshim të Kushtetutës së Kosovës”, e cila i garanton disa të drejta popullit serb në Kosovë.
“Nëse do të realizohej skenari që njerëzit e Rashiqit, Rada Trajkoviqit, njerëzit e Slavisha Petkoviqit, të cilët nuk kanë legjitimitet dhe për të cilët pothuajse askush nuk ka votuar në KeM, do të uleshin në ato ulëse parlamentare, do të ndodhte që Kurti të fillonte menjëherë ndryshimin e Kushtetutës dhe nenit 144, i cili do ta hiqte atë që është arma më e fortë që ka Lista Serbe dhe përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë”, deklaroi Petkoviq.
Ai thotë gjithashtu se Kurti, “në rast të realizimit të planit të tij, do të nisë procesin e heqjes së të drejtave të serbëve përmes miratimit të ligjit për interesa jetike përmes shfuqizimit të komunave serbe dhe gjuhës serbe”.
“Ai do të hiqte çelësin e votimit sipas rregullit të shumicës së dyfishtë, do të mund të formonte edhe ushtrinë e Kosovës dhe nuk do të kishte më asnjë pengesë për të filluar formimin e Shqipërisë së madhe”, theksoi Petkoviqi.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë tha po ashtu se me ndryshimin e ligjeve jetike për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, “Kurti, trashëgiminë kulturore serbe do ta quante të Kosovës dhe do të vinte në pikëpyetje mbijetesën dhe pozitën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë”.
Ai ka theksuar se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të tërhiqet vendimi i qeverisë së Kosovës për riregjistrim të automjeteve dhe të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...