Lajme

Reagojnë shpejt serbët, bllokojnë të gjitha rrugët për në Shtërpcë dhe Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 06 January 2023

Të shtëna me armë zjarri drejt dy personave, të cilët pësuan lëndime trupore, kanë bërë që serbët lokalë në Shtërpcë të reagojnë shpejt.

Menjëherë pasi një 11 dhe një 31 vjeçar u plagosën, banorët e Shtërpcës dolën për të protestuar në rrugë.

Me flamuj të Serbisë në duar, ata u shtuan shpejt në numër.

-Advertisement-

Indeksonline raporton se banorët e Shtërpcës kanë bllokuar rrugët që të çojnë për në Brezovicë, në Prevallë dhe në Shtërpcë.

Rrugët janë bllokuar edhe në Jazincë, si në pamjet që sjell Indeksonline më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera