Sport

Reagimi i Kloppit kur pyetet nëse Liverpool mund ta përfundojë sezonin pa humbje

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 08 December 2018

Liverpool po kalon një nga sezonet më të mirë viteve të fundit në Premierligë.

Skuadra e Jurgen Klopp, që renditet në vendin e dytë në Premierligë me vetëm dy pikë larg Cityt, është në mesin e pak skuadrave që nuk dinë për humbje në Evropë këtë sezon.

Se sa do të zgjasë kjo ecuri, nuk e di as vetë trajneri Juren Klopp.

-Advertisement-

“Mendoj se shumë ekipe janë mjaft të mira për të kaluar sezonin pa humbje, por është ende e vështirë”, është përgjigjur Klopp duke qeshur nëse Liverpool mund ta përfundojë sezonin pa humbje.

“Pa fat, nuk ka shanca. Me fat, ndoshta ne kemi mundësi për këtë. Por, nuk mendojmë për këtë”.

“Do të thoshte se ne po mendonim përndeshjet e janarit e shkurtit. Ne kemi kohë për këtë në javët në vijim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera