Lajme

Reagimi i AAK-së për pagat: Po shtypen ata që mendojnë ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 03 October 2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur “skandaloz” vendimin e qeverisë për t’i mos ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

“Vendimi i qeverisë për të penalizuar mësimdhënësit grevistë është të paktën skandaloz. Duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi, qeveria e mashtrimit, gënjeshtrës, injorancës dhe arrogancës, përpos sjelljeve të panatyrshme për një qeveri gjatë grevës, ajo ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo”, thuhet në komunikatë.

Ky subjekt politik thotë se “shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale”.

-Advertisement-

“Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu”.

AAK ka akuzuar qeverinë se po “kërkon armiq të brendshëm”.

“Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit.”

Në komunikatë thuhet se mësimdhënësit grevistë e kanë përkrahjen dhe zotimin e AAK-së që nuk do të ndalen së kundërshtuari këtë vendim.

“Mësimdhënësit grevistë, e kanë përkrahjen tonë dhe zotimin tonë që nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë vendim jonjerëzor, e nëse në këtë mandat nuk do të kemi mundësi e numra që të ndryshojmë diçka për të mirën e tyre, atëherë qeverisja e ardhshme e Aleancës, do të kompensojë secilin, ashtu siç kemi kompensuar gjatë mandatit tonë edhe mësuesit e viteve ’90të.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera