“Ratifikimi i demarkacionimit epokë e re për ekonominë”
Autori: Gazeta inFokus
12:29 | 24 March 2018
Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin është fillimi i një epoke të re për ekonominë në Kosovë, deklaroi Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, në konferencën për media të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane e Kosovës.
Gërxhaliu teksa theksoi presionin që OEK-ja dhe institucionet e tjera e kanë bërë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, tha se Kosova ka humbur shumë në këto tri vite sa është mbajtur peng kjo marrëveshje.e.
“Janë tri vite të humbura dhe besoj që në këto tri vite Kosova ka pësu humbje multidimensionale. Dua të besoj që është një momentum i ri që nuk duhet të na krijojë vetëkënaqësi. Nuk ka përfunduar me demarkim procesi i integrimit, na presin sfida të shumta. Është kohë e sfidave sepse tri vite të humbura kanë pasoja negative. Por dua të besoj që në të ardhmen qytetarët do të jenë ata që vendosin.”
Kryetari i OEK-së ndër të tjera ka përmendur edhe mungesën e furnizimit me energji elektrike. Ai tha se ata që po humbin më së shumti nga kjo janë vetë qytetarët dhe bizneset, raporton Ekonomia Onlin
“Çështja e furnizimit me energji elektrike është një dëshmi që në Kosovë është duke u humbur kohë. Nuk i bëhet nder Kosovës që të jetë e varur nga importi. Ai që po pëson më shumë me mungesën e energjisë elektrike është qytetari dhe bizneset”.
Gërxhaliu gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e fundit lidhur me importin e mishit në Kosovë. Ai tha se e gjithë kjo situatë është duke ndodhur për shkak se çështjet politike i kanë lënë në hije çështjet e tjera që e prekin drejtpërdrejt qytetarin. I shqetësuar me këtë situatë ishte edhe kryetari i OEAK-së, Arian Zeka.
Ai tha se skandali i fundit është tregues më i mirë për punën jo të mirë dhe joefikase që po e bën Agjensioni i Veterinës si rezultat i mosfuqizimit nga institucionet. Zeka ka folur edhe për ndryshimin e ligjit për shoqëritë tregtare. Ai tha se ndryshimi i këtij ligji do të ndikojë negativisht në investimet e huaja direkte.
“Ligji i fundit për shoqëritë tregtare i cili ka ndryshuar me një propozim, i cili kalon aty për aty dhe i cili në mënyrë arbitrare vendos kuota sa i përket përfaqësimit gjinor në bordet e shoqërive tregtare. Edhe ne, por edhe OEAK-ja kanë pasë qëndrime kundështuese. Ne besojmë që do të ketë edhe më tej ndikim negativ në tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Skandali i fundit besoj që është treguesi më i mirë i punës jo të mirë dhe joefikase që e bën ky institucion”.

T� tjera
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...




































