Rashkaj: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kundër Malit të Zi
Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 09 October 2019
Anel Rashkaj është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka për Kosovën ndeshja e së hënës kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, prandaj mesfushori prizrenas u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tregojnë kujdes të shtuar.
Mesfushori i klubit suedez Athletic Eskilstuna, i cili u rikthye këtë vit në ekipin kombëtar të Kosovës pas dy vjetëve, e vlerësoi lart Malin e Zi gjatë një konference për media të mërkurën në Prishtinë.
Kosova e pret të hënën në stadiumin Fadil Vokrri Malin e Zi, ende me gjasa shumë të mëdha për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian në tentimin e parë, sepse pas pesë xhirove, verdhekaltrit gjenden në vendin e tretë me vetëm një pikë prapa Republikës së Çekisë, e cila pozicionohet në vendin e dytë, që dërgon direkt në Euro 2020
Duke folur për rëndësinë e kësaj ndeshje, Rashkaj tha: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Malit të Zi. Nuk duhet ta shohim ndonjë kundërshtar më ulët se ne. Duhet të jemi të fokusuar dhe me këmbët në tokë. Mali i Zi ka lojtarë të mirë, luajnë në Spanjë e Itali, të mos e nënvlerësojmë, ta japim maksimumin, si të luajmë me Anglinë. Duhet ta japim më të mirën, të jemi të kujdesshëm ndaj çdo kundërshtari”.
30-vjeçari nuk ka debutuar si titullar ende për Kombëtaren dardane, pasi deri tani i ka bërë vetëm tri paraqitje nga stoli nën udhëheqjen e Bernard Challandes, thotë se ndihet i gatshëm të luajë kur t’i ofrohet mundësia.
“Duhet te jem i fokusuar për çdo situatë, ka ndeshje që mund të luash nga fillimi ose jo. Jam gati në çdo moment, kurdo që më jepet rasti, në çdo ndeshje”, shtoi ai.
Të tjera
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...