Rashiq: Djalin tim e ndali dhe e intervistoi BIA serbe
Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 10 January 2023
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se djali i tij, është intervistuar me orë të tëra nga shërbimi sekret serb në pikën kufitare në Merdarë, derisa ishte duke dalë në territorin e Serbisë si dhe gjatë kthimit në Kosovë.
“Djali im që ka shkuar para disa ditësh, është ndalur për katër orë në Merdare, e ka ndaluar policia, intervistë kur ka hyrë nga BIA, kur është kthyer prapë të njëjtën procedurë, duke i bërë pyetje “ku po punon baba yt” sikur pyetje fëmijëve, por të kuptohemi se është luftë psikologjike që unë të ndihem i pasigurt, që të ndihem i lënduar dhe normalisht që po ndihem, sepse ia marrin telefonin për katër orë, mos të iu tregoj se si reagoi gruaja ime”, tha Rashiq.
Rashiq shtoi se për institucionet në Serbi, serbët e Kosovës janë vetëm numra, prandaj tha se në Kosovë ndihet më i sigurt.
“Për ata ne jemi vetëm numra, nuk jemi as persona, jemi vetëm ata që mund të përdoren dhe normalisht në aspektin e sigurisë po ndihemi më sigurt, sepse atje ka njerëz të paguar që t’ju pengojnë në cilindo lloj të jetesës. Djali im përveç që është mbajtur katër orë në kufi gjatë rrugës dy herë policia e ka ndalë nga kolona, e ka kontrolluar detajisht dhe në fund i ka shkruar tiketë, dy herë, do të thotë që ju jeni cak aty, dhe nuk ka kurrfarë dyshimi që ky është organizim i të gjithë organizatës shtetërore që merren me djalin tim 20 vjeçar që nuk ka lidhje me politikë”, tha Rashiq.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...