Lajme

Rashica: Ishte me rëndësi të nisim me fitore këtë kampanjë

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 24 September 2026

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica komentoi fitoren e “Dardanëve” ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.

Rashica tha se Irlanda ishte një skuadër e vështirë, pasi ishin kompakt në mbrojtje.

“Janë ekip që mbrohen shumë mirë dhe me tërë ekipin, u pa që në pjesë të parë mbrojtësit e nxorën topin nga vija. Ishin i gjithë ekipi mbrapa, sidomos për lojën tonë me krosime për shkak që e kemi sulmuesin më të mirë për lojën në ajër ka qenë e vështirë sepse edhe ata janë të gjatë, por ia arritëm në fund ta fitojmë ndeshjen. Ishte me rëndësi të nisim me fitore këtë kampanjë, në shtëpi”, tha fillimisht Rashica.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy