Lajme

Raportohet se një 25-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 08 January 2023

Në një grup në Facbook, i cili bën thirrje për bojkotim të produkteve serbe, një qytetar ka njoftuar se një shtetas nga Kosova i moshës 25-vjeçare është arrestuar në Serbi.

Qytetari me emrin, Blerton Ademi ka shkruar se bëhet fjalë për një person i quajtur Tefik Sejdiu, që siç shkruan Ademi, është arrestuar nga agjentë të policisë serbe.

“Policia serbe vazhdon terrorin ndaj shtetasve të Kosovës. Tefik Sejdiu i moshës 25 vjeçare u arrestua sot nga agjent të policisë serbe gjatë udhëtimit nëpër Serbi”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera