Lajme

Raportohet se Kurti është takuar veçmas me Abdixhikun e Hamzën një ditë para seancës

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 27 September 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportohet të ketë takuar sot liderët e partive opozitare.

Këto takime, sipas këtyre raportimeve, i ka zhvilluar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Lajmi.net raporton me burime se takimet janë realizuar veçmas mes tre liderëve

-Advertisement-

Këto takime janë mbajtur një ditë para se të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të betohen deputetët e rinjë dhe do të emërohet nënkryetari i Kuvendit nga PDK.

Kjo seancë e nesërme është pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka thënë se Kuvendi është konstituuar me vonesë ndërkaq Qeverinë e ka parë si kushtetuese.

Kushtetuesja ka thënë se afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është 6 tetori

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy