Lajme

Raportohet se Haxhiu ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 22 September 2026

Ushtruesja e detyrës së presidetes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për takim në Presidencë familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi pas aktgjykimit dënues nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Mediat kanë raportuar me burime brenda presidencës se takimi pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave.

Burimet nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth përmbajtjes së takimit apo datës së saktë kur ai do të mbahet.

-Advertisement-

Që nga shpallja e aktgjykimit sot do të mbahet nata e shtatë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë teksa protesta kundër këtij aktgjykimi ka pasur edhe në disa shtete të Evropës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy